Analizë e CNN/ Pse Zelensky po përballet me një zgjedhje të tmerrshme mes një marrëveshjeje të keqe dhe asnjë marrëveshjeje
Me një qëndrim dukshëm më të zbutur, Irani ka arritur me organizmin mbikëqyrës të OKB-së për energjinë bërthamore një marrëveshje për rinisjen e inspektimeve në disa objekte të republikës Islamike, përfshirë ato të bombarduara nga SHBA-të dhe Izraeli, gjatë konfliktit të shkurtër me shtetin hebre.
Sipas informacioneve të drejtuesit të IAEA, Rafael Grossi, kjo agjenci ka arritur me Iranin një ujdi për të rifilluar inspektimet.
“Marrëveshja e arritur me ministrin e Jashtëm iranian, Abas Aragchi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, edhe pse ka ende shumë për të bërë sa i takon vënies së saj në jetë“, u shpreh Rafael Grossi, shef i IAEA.
Marrëveshja mbi modalitetet praktike u arrit në Kajro. Aragchi vetë u shpreh se pakti me IAEA-n merr parasysh shqetësimet e Iranit, duke krijuar gjithashtu një kornizë për bashkëpunim të vazhdueshëm.
“Kjo marrëveshje krijon një mekanizëm praktik për bashkëpunim që pasqyron si situatën e jashtëzakonshme të sigurisë së Iranit ashtu edhe kërkesat teknike të agjencisë“, tha Abas Aragchi, ministër i jashtëm i Iranit.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara i justifikuan sulmet e tyre ndaj Iranit me argumentin se ai ishte shumë afër zhvillimit të bombës bërthamore. Pas sulmeve që shënjestruan centralet e tij kryesore atomike, Irani e pezulloi në muajin korrik bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. L
idershipi iranian ka vazhduar përgjatë gjithë kohës të insistojë se programi bërthamor i vendit shërben vetëm për qëllime civile. Marrëveshja vjen në sfondin e një kërcënimi të vazhdueshëm nga fuqitë evropiane për të rivendosur sanksione të gjera kundër Iranit, të cilat u hoqën sipas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015 midis regjimit të ajatollahëve dhe fuqive të mëdha.
Top Channel