Video/ Momente të pabesueshme gjatë Kualifikueseve të Botërorit, trajneri i njohur futet me biçikletë në fushë

10/09/2025 20:14

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka habitur të gjithë tifozët e pranishëm në stadium përpara sfidës kualifikuese ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, 67-vjeçari u shfaq në mënyrë krejt të pazakontë: duke i dhënë biçikletës elektrike përmes fushës, ndërsa i drejtohej për një intervistë për mediat austriake.

Skena vazhdoi edhe në pushimin e pjesës së parë, kur Rangnick i dha sërish biçikletës, duke kaluar pranë lojtarëve të tij dhe më pas u fut në tunel për të vazhduar me analizat e pjesës së parë.

Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, ndërsa tifozët komentuan me habi dhe humor qasjen krejt ndryshe të trajnerit austriak, në një mbrëmje ku Austria kërkonte një fitore të rëndësishme për të forcuar pozitat në grup.

Në një sport ku çdo detaj është nën lupën e publikut dhe mediave, Rangnick i dha pak spektakël para fillimit të betejës në fushë – me një pedal që nuk pritej nga askush.

Top Channel