Shkelje “e rëndë dhe e paprecedentë” e hapësirës ajrore të Polonisë dhe NATO-s, Starmer: Duhet rritur presioni ndaj Putinit

10/09/2025 12:13

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ndaj ngjarjeve të natës së kaluar, duke e quajtur shkeljen e hapësirës ajrore polake nga Rusia si “të rëndë dhe të paprecedentë” dhe “jashtëzakonisht të pamatur.”

Deklarata e tij e plotë:

Sulmi barbar i mëngjesit të sotëm ndaj Ukrainës dhe shkelja e rëndë e paprecedentë e hapësirës ajrore të Polonisë dhe NATO-s nga dronët rusë është jashtëzakonisht shqetësuese.

Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia dhe shërben vetëm për të na kujtuar mospërfilljen e hapur të presidentit Putin për paqen dhe bombardimet e vazhdueshme që përballen çdo ditë ukrainasit e pafajshëm.

Kam qenë në kontakt me kryeministrin polak këtë mëngjes për t’i bërë të qartë mbështetjen tonë për Poloninë, dhe se do të qëndrojmë fort në mbështetje të Ukrainës.

Falënderimet e mia më të sinqerta shkojnë për forcat e NATO-s dhe të Polonisë që reaguan me shpejtësi për të mbrojtur Aleancën.

Së bashku me partnerët tanë, dhe përmes udhëheqjes sonë në Koalicionin e Vullnetit do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Putinit deri sa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.

Top Channel