
Një plagosje me thikë ndodhi këtë paradite në Tiranë, ku raportohet se një 29-vjeçar goditi dy vëllezërit e tij.
Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllezërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel