
10/09 19:41
Forcat ajrore izraelite po kryejnë sulme kundër Houthi-ve në kryeqytetin jemenas, Sanaa, sipas mediave lokale, të cilat raportojnë sulme të shumta.
Bastisjet vijnë pas sulmeve të përsëritura me raketa dhe dronë nga Houthi-t kundër Izraelit, pas sulmit të djeshëm në Doha.
Nga ana e tyre, Houthi-t në Jemen thonë se mbrojtja e tyre ajrore po përballet me “aeroplanët izraelitë që nisin një sulm kundër vendit tonë”.
Ky është sulmi i dytë izraelit ndaj Houthive javën e fundit pas atij që vrau 5 zyrtarë të kabinetit të grupit rebel.
عاجل|
تصاعد كرة اللهب من موقع استهدفته غارة إسرائيلية في #صنعاء pic.twitter.com/AwKjZWSLM6— يمن مونيتور (@YeMonitor) September 10, 2025
Top Channel