
Ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte “pranuar kërkesën e protestuesve të “GenZ” për të kryesuar qeverinë kalimtare të vendit.
73-vjeçarja Sushila Karki, e cila është e respektuar në vend, kishte thënë më parë se të gjitha palët duhet të “bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza”.
Më parë, shefi i ushtrisë së Nepalit, gjenerali Ashok Raj Sigdel, zhvilloi bisedime me figura të ndryshme në vend, përfshirë përfaqësues të protestuesve që detyruan dorëheqjen e kryeministrit K.P. Sharma Oli.
“Shefi i ushtrisë ka filluar bisedime me parti të ndryshme dhe është takuar me përfaqësues të GenZ”, tha zëdhënësi i tij, Rajaram Basnet.
Që nga e marta, gjenerali Sigdel u kishte bërë thirrje “të gjitha grupeve të përfshira në protesta të qetësohen dhe të angazhohen në dialog”.
Presidenti i Nepalit Ramchandra Poudel gjithashtu i bëri thirrje “të gjithë botës të punojë së bashku” për të gjetur “një zgjidhje paqësore për këtë situatë të vështirë në vend”.
Ushtria po zbaton me rigorozitet një shtetrrethim të vendosur “deri në njoftim të mëtejshëm” për të qetësuar situatën.
Ushtarë të armatosur, me tanke dhe automjete të blinduara, janë vendosur në rrugë, midis makinave të djegura dhe dyqaneve të plaçkitura.
Top Channel