Tensionet me Rusinë, Presidenti Trump pritet të telefonojë homologun polak

10/09/2025 16:42

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të flasë sot në telefon me homologun e tij polak, Karol Nawrocki.

Polonia njoftoi sot se ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke folur për “akt të hapur agresioni”.

BBC raporton se ende nuk dihet orari që do të zhvillohet biseda telefonike mes dy liderëve, ndërsa shton se takimi virtual do të zhvillohet vetëm një javë pasi Nawrocki ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Në orën 16:30 Trump do të marrë informacionin e tij nga inteligjenca, një ngjarje shumë e ndjeshme që zhvillohet pas dyerve të mbyllura. Sot, ky takim informues pothuajse me siguri do të përfshijë diskutime intensive mbi ngjarjet e fundit si në Poloni ashtu edhe në Katar, shton BBC.

Në mbrëmje, ai do të shtrojë një darkë në Oborrin e sapo rinovuar të Kopshtit të Trëndafilave. Ndërsa ky aktivitet është gjithashtu i mbyllur për shtypin, ditët e fundit aktivitete të ngjashme janë hapur për trupën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel