Inside Story/ Ekskluzive! ‘Këta qentë morën 200 mijë euro’, Dumani zbërthen me zë prokurorët e korruptuar

10/09/2025 22:55

Vrasja e parë e Dumanit nuk ishte një akt i rastësishëm, por një kërkesë nga një personazh me reputacion në qytetin e Durrësit.

Festim Qoli i kërkoi eliminimin e Fatmira Dedjas, gruan e cila u kthye në rrezik ndaj vrasësit të djalit të saj, duke trokitur me forcë tek institucionet shtetërore për të denoncuar Qolin. Ajo kërkonte drejtësi për djalin e saj, Elvis Dedjen, i ekzekutuar në 2012 në një atentat.

“Ishim duke bërë palestër një ditë, edhe më tha: “O kusho, kam hall të madh me atë plakën”. Plaka pak kohë më parë i kishte shkuar ke karburanti edhe e kishte delendis, ishte edhe Petrit Qoli aty, e ja kish thënë në sy: “më vratë djalin ju vraftë zoti, edhe i kishte sharë me rob shpie. Ajo po interesohej që paguante deri në 800 mijë euro, që të arrestohej Festim Qoli. pasi doli nga gjendja e kërkimit, ajo u angazhua më shumë. Festa i druhej kësaj gjëje”

Fatmira nuk u tremb nga kërcënimet. Ajo bërtiste me zë të lartë në zyrat e institucioneve ligjzbatuese emrin e Festim Qolit, si vrasësin e djalit të saj. Ajo kishte sfiduar një rrjet të thellë korrupsioni që shtrihej nga prokuroria deri te policia lokale.

“Festimi më tha, pak më mbrapa që i kishin marrë 200 mijë euro këto, biles ma tha kështu: “Këto qentë, më morën 200 mijë euro për ta mbyll atë historinë e atij”, Prokuroria: A ju tha se kush ishin këto qentë…
Dumani: Po…Prokurorët….. të qeshuraaaa e kishte mbyll çështjen, se çështja ishte në prokurori, prandaj ma referon për prokurorinë ai mua…”

Kërkesa për të vënë përpara drejtësisë ish ortakun e djalit të saj të vrarë, nuk kaloi pa pasoja. Festim Qoli, një emër që kishte pushtet në rrugët e Durrësit, e konsideroi Fatmirën një rrezik të madh. Në botën e tij, ajo ishte goja e fundit që mund të fliste lirshëm për vrasjen e Elvis Dedjes dhe për lidhjet që e mbulonin këtë akt kriminal. Eliminimi i saj u bë një domosdoshmëri për një mendje të ftohtë të botës së errët.
“Kam shkuar në Elbasan kam takuar Talo Çelën, e kam takuar ke lokali vet. I tregova muhabetin, këtu – këtu kam fol me Festimin…. Festimi më pat thënë mua përpara se të nisesha:

“O kusho një 40 mijë eurosh i jap se s’kam, më kanë gri këto të Durrësit, i referoheshe prokurorisë dhe policisë. Vetëm ta mbarojmë si hall, çke se do punojmë bashkë do të ndihmoj. I thashë Talo Çelës që 30 mijë euro jep ai, ndërkohë që Festimi tha 40.”

Top Channel