Inside Story/ Dikush tjetër u dënua për grabitjen e grupit, Dumani: Kërcënuam nënën me jetën e fëmijëve, plaka goditi Talon…

10/09/2025 22:24

Banda e sofistikuar tashmë e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës kishte caktuar një objektiv të ri, banesën e një shtetasi në Shijak që sipas tij i përkiste Hamit Haxhiut.

Dumani thotë se informacionet e Dorian Shkozës tregonin për shuma deri në 500 mijë euro në banesë, por gjithçka rezultoi blof. Në grabitjen e banesës së biznesmenit binesmenit morën pjesë Nuredin Dumani, Talo Çela, Gentjan Sharra, Agron Qafa dhe një mik i Talos, me nofkën “Qimja”.

“Jemi afruar shumë afër shtpisë. Kemi zbrit siç ishim në makinë, edhe Talo po hapte derën. Ishim të gjithë me armë. Agron Qafa, ka pas automatik, po ruante komshiun përballë, që mos dalin. Ato dolën faktikisht, se u bë shumë zhurmë. U hap dera, edhe kur u hap dera hymë mrena ne, edhe u bo pak zhurmë, siç duket kishte diçka nga mbrapa ajo edhe e shtymë me forcë. Kishte qenë plaka e shtëpisë zgjuar, shumë e vjetër ajo.”

Në njërën nga dhomat, ndodhej e zonja e shtëpisë, me dy djemtë e mitur. Ajo bërtet nnga paniku dhe në atë moment, personi i njohur si “Qimja” e godet, Dumani i vendos dorën në gojë, e i bën shenjë të heshtë për hir të fëmijëve. Në banesë ndodhej edhe nëna e moshuar e biznesmenit.

“Plaka kundërshtoi, saqë edhe me shapkë i ra Talos ajo. Kërkuam gjithandej, edhe nuk gjetëm asgjë. Morëm një arkë, kursimesh, arkë druri ishte. Ato kishin marrë, kishin gjet kështu flori bizhuteri të vogla, po nuk ishin shumë e madhe ishin gjëra të vogla. Kemi dal ashtu siç ishim kemi shkuar. Kishim diku ke 3 mln lekë të vjetra”

Pak kohë më vonë, për këtë ngjarje është arrestuar dhe dënuar një person që nuk ka pasur lidhje me krimin. Ai ishte fqinj me familjen. Në dosjen e SPAK thuhet se ka qenë zonja e shtëpisë, e cila e vënë nga autoritetet përballë disa të dyshuarve ka identifikuar personin e arrestuar, i cili u dënua pa të drejtë.
“Është e vështirë të përcaktohet kjo balancë, dhe të thuash diccka, por ekziston ky rrezik. Dhe organet proceduese normalisht janë shumë të kujdesëshme në rastet e lidhjes së marrveshjeve me të pandehurit si bashkëpuntor drejtësie.” u shpreh Ermira Tafani, pedagoge.

“Për mendimin tim varet shumë nga cilësia e prokurorit, nuk ka rëndësi nëse është prokurori i Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, apo i juridiksionit të posaccëm, sicc është prokruroria pranë SPAK.”u shpreh Alfred Balla, avokat.

Pas grabitjes së dështuar në Shijak, Dorjan Shkoza ndjeu presionin të rëndonte mbi të. Ai kërkonte të shkyente gabimin.

Top Channel