Pesë bisnesmenë të përfshirë në dosjen e Eron Veliajt janë dërguar për gjykim nga SPAK-u në GJKKO, pas përfundimit të hetimeve.

SPAK ka renditur akuzat që rëndojnë ndaj tyre, për korrupsion apo fsghehje të pasurisë.

Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Kontakt” shpk;

Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;

Shkëlqim Fusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk;

Sokol Kryeziu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Gerard-A” shpk;

Mirton Lika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë “Lani” shpk;

I akuzuar është edhe Gentian Sula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk;

Top Channel