Me një vlerë prej më shumë se 325 milionë dollarësh, i pajisur me pistë për helikopterë, pishinë, xhakuzi dhe një “hapësirë të mbuluar për të shijuar rrezet e diellit gjatë dimrit”, superjahti i konfiskuar rus Amadea 106 metra i gjatë, do të nxirret në shitje me urdhër të qeverisë amerikane.

Ankandi, që përbën një ndryshim të madh në politikën e administratës Trump, i jep fund betejës ligjore mbi trevjeçare lidhur pronësinë reale të jahtit. Departamenti amerikan i Drejtësisë e konfiskoi anijen në ishujt Fixhi më 2022, duke thënë se ajo i përkiste Suleiman Kerimovit, miliarderit rus që ka lidhje politike, i cili u sanksionua më 2018 si përgjigje ndaj “aktiviteteve malinje të Rusisë në mbarë botën”.

Por ndërkohë, avokatë të Eduard Khudainatov, ish-ekzekutiv i lartë i gjigantit shtetëror rus të naftës, Rosneft, pretendojnë se në fakt është ai pronari i vërtet i jahtit dhe insistojnë se argumentet e administratës amerikane nuk qëndrojnë, e nuk mbështeten në prova. Në muajin mars, një gjykatë amerikane vendosi në favor të Departamentit të Drejtësisë, duke i hapur rrugën mbajtjes së ankandit. Ekipi ligjor në SHBA i Khudainatovit e cilësoi shitjen të padrejtë e të parakohshme.

Ne kemi pronësinë dhe jemi duke e apeluar vendimin për konfiskim”, citohet të ketë thënë avokati mbrojtës, Adam Ford, i cili shtoi se “nëse kemi sukses në apelim, qeveria duhet të rimbursojë vlerën e plotë të anijes“.

Top Channel