Video/ Super-Kosovë, “Dardanët” marrin fitoren historike përballë Suedisë dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B

08/09/2025 22:46

Kosova ka arritur një fitore historike, duke mundur 2-0 në Prishtinë skuadrën e Suedisë, e vlefshme për Grupin B të Kualifikueseve të Botërorit 2026.

“Dardanët” zhvialluan një ndeshje të shkëlqyer, që ndoshta shumë pak e prisnin.

Në minutën e 26’, falë një kundërsulmi, Rexhbecaj kaloi në avantazh ekipin e Franco Fodës, teksa vetëm tre minuta nga fundi i fraksionit të parë, Muriqi dyfishoi shifrat.Në pjesën e dytë, “Dardanët” menaxhuan më së miri rezultatin, teksa në minutën e 91’, Emerllahu që kishte vetëm 6 minuta që ishte futur, u largua me karton të kuq.

Gjithsesi, kjo gjë nuk i prishi aspak punë të besuarve të Fodës, që sërish e mbajtën rrjetën e paprekur dhe në ato pak mi9nuta të mbetura.

Kështu Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B, duke i mbyllur ndeshjet e shtatorit në zonën “play off”.

Rezultati:

Kosovë 2-0 Suedi

Rexhbecaj 26’, Muriqi 42’

Goli i Rexhbecaj (Video)

Goli i Muriqit (Video)

Top Channel