
Një kapitull i ri po shkruhet në historinë e Kosovës. Veriu nuk është më i ndarë mes frikës dhe strukturave paralele serbe. “Top Story” sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut. Rrëfimet ekskluzive nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tregon telefonatën e kobshme mbrëmjen e sulmin.
Pjesë nga intervista:
Xhelal Sveçla: Ishte pak para orës 3.00 dhe më merr drejtori rajonal i policisë së Kosovës u njoftova se kemi t vrarë…
Grida Duma: Si të tha, “ministër më vranë”?
Sveçla: Më tha ‘na vranë’ se ne kishim informata se këta terroristë po trajnoheshin në kazerma të ushtrisë së Serbisë në Serbi dhe patjetër që në vazhdën e disa sulmeve të mëparshme ishte një lajm shumë i keq…
Duma: Ju e dinit që në kufi ata bënin trajnimin në një poligon?
Sveçla: Po, në disa poligone, në Kopanik ku Radoiçic ka një hotel të vetin., pastaj në Skevilade që është thellë në serbi, që është habu kompleksin e ushtrisë së Serbisë dhe u trajnuan nga personel profesionist ushtarak me pajisje dhe armatime të Serbisë. Ndoshta ia vlen të përmendet se janë parë dhe hambujt e dënuara nga Amerika ushtrisë së Serbisë dhe ata kanë bërë donacion për qëllime terroriste.
Duma: Kjo është një shtëpi e vjetër ku janë gjetur municione…
Sveçla: Këtu kam qenë dëshmitar kur kemi gjetur raketahedhës dore
Duma: Sa pak a shumë?
Sveçla: Shumë. Këtu po ashtu, dhe gjithandej.
Duma: Ishte armatim i mjaftueshëm për të hyrë deri ku në veri?
Sveçla: Për të mbërritur deri në Mitrovicë me elementin e befasisë. Ata në fillim të kësaj beteje kishin epërsi të shumëfishtë, kishin terrenin meqenëse policia jonë ndodhet poshtë
Top Channel