Mbyllet shkolla në Polenë sepse s’ka më regjistrime, në qarkun Korçë ka 780 nxënës më pak këtë vit

08/09/2025 15:46

Në shkollën e fshatit Polenë ku dikur kishte qindra nxënës tani nuk ka më asnjë. 

Pak fëmijë që kanë mbetur në fshat shkojnë për të ndjekur mësimin në qytet apo në një shkollë private që është këtu afër ndërkohë që ky institucion arsimor ka mbyllur dyert përfundimisht për shkak se në dy vitet e fundit nuk kishte asnjë fëmijë.

Në vend të shkollës kjo ndërtesë do të kthehet në një laborator për artizanatin. Në Qarkun e Korçës sipas të dhënave u ulën në bankat e shkollës rreth 19 mijë nxënës e prej mëngjesit nuk munguan urimet.

Ndërkohë që sipas DAR krahasuar me një vit më parë janë rreth 780 nxënës më pak disa ditë më parë përfaqësues të sindikatës së mësuesve ngritën alarmin për ulje të numrit të nxënësve në masën 24 %.

Pavarësisht se një numër i konsiderueshëm fëmijësh nga fshatrat përreth Korçës frekuentojnë shkollat e qytetit në disa prej tyre përsëri reflektohet rënia e ndjeshme e numrit të nxënësve në sistemin parauniversitar.

Sipas të dhënave shkollat Asdreni, Naim Frasheri, Ismail Qemali në Korçë do të bashkohen, për shkak të mbylljes se klasave ndërsa të tjera janë në risk për vitin tjetër.

Top Channel