Një mbrëmje që Lamine Yamal me siguri do ta ketë të vështirë ta harrojë: fitorja e Spanjës së tij, e thellë dhe bindëse, 6-0 kundër Turqisë me dy asistime të regjistruara prej tij, ishte vetëm prologu i një sërë të papriturash dhe peripecish.

Pasi hipi në autobus bashkë me shokët e skuadrës, Yamal kupton se kishte humbur pasaportën dhe nis një kërkim të dëshpëruar: së pari kontrollon kot në xhepa dhe valixhe, pastaj tenton një kontroll të fundit në dhomën e zhveshjes, i shoqëruar nga Ferran Torres.

Të gjitha përpjekjet shkuan kot dhe lojtari i lindur në vitin 2006 e la stadiumin pa dokumente, duke ushqyer thashetheme për kthimin e tij real në Spanjë, i cili mund të mos ketë ndodhur bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, ose ndoshta ende nuk ka ndodhur.

Mendohet, në fakt, se duke qenë pa dokumente të vlefshme dhe të njohura jashtë vendit, Yamal mund të jetë mbajtur në Turqi dhe të jetë në pritje për t’u kthyer në atdhe. Spanja dhe përfaqësuesit e lojtarit ende nuk janë shprehur për këtë çështje.

 

Top Channel