Dy të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes
08/09/2025 08:53
Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hënë në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në afërsi të Bashkisë së Shkodrës.
Gazetari Klodian Zhivani raporton se të vrarë kanë mbetur Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur kanë mbetur Eugen Vaso si dhe një kamariere.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Top Channel