Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut.

Në relievet malore të zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht e karakterit lokal, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Top Channel