Tensionet e vazhdueshme në seancë, PS kërkon të kalohet në votim pas përplasjeve në seancë
Vetëm pak orë pas ndarjes me trajnerin Vangjel Mile, KF Tirana ka gjetur pasuesin në pankinë.
Klubi bardheblu ka zyrtarizuar sot emërimin e trajnerit italian Roberto Bordin, i cili do të marrë drejtimin e 26-herë kampionëve të Shqipërisë.
Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me eksperiencë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar skuadra si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si edhe ka qenë trajner i Kombëtares së Moldavisë.
Krahas tij, Tirana ka prezantuar edhe Marco Veronese si zëvendës trajner.
Veronese ka një karrierë të gjatë si lojtar dhe trajner, duke qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si ndihmës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasit.
Kjo e bën atë një njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.
Klubi bardheblu i ka uruar mirëseardhje dyshes italiane, duke u shprehur optimist për sukseset e ardhshme.
Tirana ka marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para, gjë që solli dhe shkarkimin e trajnerit Vangjel Mile.
Top Channel