Kualifikueset e Botërorit 2026/ Gjermania rikthehet te fitorja me vuajtje, Spanja i shënon 6 gola Turqisë (Rezultatet)

07/09/2025 22:49

Kualifikueset Botërorit 2026 sollën spektakël dhe shumë gola mbrëmjen e së dielës.

Gjermania u rikthye të fitorja pas disfatës me Sllovakinë pak ditë më parë. “Panzerat” mundën me vuajtje 3-1 Irlandën e Veriut, duke treguar se ende kanë shumë gjëra për të rregulluar në skuadër, në mënyrë që të mos rrezikojnë kualifikimin në Botëror.

Ndërkohë po në Grupin A, Sllovakia mundi 0-1 Luksemburgun, duke ruajtur vendin e parë.

Ndeshja e parë e Grupit E ishte ajo mes Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, e cila u fitua 3-0 nga ekipi gjeorgjian.

Ndërkohë, spektakli në këtë grup ishte rezervuar nga Spanja. Kampionët e Europës në fuqi nuk toleruan aspak përballë Turqisë në Konia, duke triumfuar 0-6.

Një fitore me vuajtje për Holandën në Grupin G, pasi mundi 2-3 Lituaninë, por që mbrëmja foli për Memphis Depay, i cili me dy golat e tij u kthye në golashënuesin më të mirë në historinë e “Tulipanëve”.

Po në këtë grup, Polonia mundi 3-1 Finlandën.

Maqedonia e Veriut fitoi 5-0 përballë Lihtenshteint, duke mbajtur vendin e parë të Grupit J, teksa ndiqet nga Belgjika që mundi 6-0 Kazakhistanin.

Top Channel