“Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vrarë me bukë në gojë”, Mitro Çela rrëfen takimin me Lasgush Poradecin në ’87: Si fantazmë erdhi dhe iku

07/09/2025 09:09

Nga Mitro Çela

-Kujtime per Lasgushin.-

Në vitin 1987 punoja në gazetën “Bashkimi”. Teodor Keko punonte në gazetën “Drita”. Të dy me shërbim në Pogradec. Secili për hesap të vet.

Në mbrëmje, zumë një tavolinë ne lulishten e hotel turizmit të vjetër. Me një gotë birrë përpara, në gjysmë errësirë, shijonim melodinë e dalgëve të liqenit… Para nesh u shfaq një burrë i vjetër.
Me një shkop në dorë. Nëpër këmbë i vërdallisej një kone…

Kur u afru tek tavolina jonë, u dëgjua një zile… Plaku futi dorën në xhep. Nxorri një sahat tavoline. Pa orën duke thënë:

“ Pusho, moj e flamosur?!” ”Çësht mo kjo fantazmë,- pëshpëriti Dori,- duke zgurdulluar sytë…
Pastaj thirri: O Zot! Na mbiu fati mbi tavolinë! Ky është Lasgushi?!…” (Lidhja e shkrimtarëve i kishte falur një sahat tavoline. Peti embante në xhep.)

I bëmë vend në tavolinë. Na pa vëngër. Nuk na njohu. Lëshojë vetëm një psherëtimë: “Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vrarë me bukë në gojë!… Më sjellin vërdall… Nuk ma marrin vajzën në punë…

E kam mësuese dhe më duhet ta kem në Pogradec”… U ngrit duke mërmëritur…
I zgjatëm dorën. Na mbeti kobure! Lasgushi u largua. Pa na dhënë dorën. Pa na përshëndetur…
E përpiu errësira, nën melodinë e valëve të liqenit…

-Si fantazmë erdhi, si fantazmë u largua, – tha Dori, duke hapur bllokun e shënimeve.

-Të të tregoj një perrlë,- më thotë Dori.- Ma ka treguar Ismail Kadare.

Në vitin 1946 ministër i Arsimit ishte Sejfulla Malshova. Edhe ky poet. Edhe ky i ditur e me shumë gjuhë si Lasgushi. Ministri i Arsimit, diku kishte bërë humor me poetin nga Pogradeci. Lasgushi e mori për tallje. Vjen në Tiranë. Kërkon Sejfullanë. I futet në zyrë. I hedh mbi tavolinë një dorashke.

Dhe i thotë:

-Të ftoj në duel?!

Si në mesjetë!

Si kalorsit…

Vetëm një poet i madhërishëm, që jeton me kokën mbi re, mund të bëjë proçka të tilla në socializëm?!

Shënim: Këte fakt e ka botuar edhe Ismail Kadarja në essenë për Migjenin.

Top Channel