
Një 33-vjeçar ka mbajtur me forcë në banesë një vajzë të mitur në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, ku 33-vjeçari ka mbyllur në banesën e tij një vajzë vetëm 15 vjeçe.
I arrestuari është Enea Zeqiri, i cili sipas policisë së Durrësit, ai kishte lidhje intime me të miturën dhe jo vetëm që nuk e ka lejuar të largohej, por ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Pas njoftimit të marrë në rrugë operative, policia ndërhyri në banesë, aty ku zbuloi se 33 vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Abuzuesi u arrestua në flagrancë, dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, ndërsa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit.
Top Channel