
Shërbimet e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, zbuluan dhe dokumentuan 6 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve maj–shtator në Memaliaj dhe Përmet, ku janë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash nga banesa, lokale dhe objekte kulti.
Si rezultat i veprimeve operative, u ndalua shtetasja Z. U., 67 vjeçe, banues në Belsh, ndërsa djali i saj, L. U., 36 vjeç, është shpallur në kërkim.
Hetimet tregojnë se të dy, në bashkëpunim, studionin vendet që do vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë. Disa nga vjedhjet e dokumentuara janë:
04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – banesa e shtetasit P. Ll., ku u vodhën bizhuteri floriri dhe një shumë parash.
10.07.2025, fshati Krahës – objekt kulti, ku u vodh një shumë parash.
07.08.2025, fshati Sukë, Përmet – objekt kulti, ku u vodh një shumë parash.
23.08.2025, fshati Petran, Përmet – lokal i shtetasit A. L., ku u vodh një shumë parash.
04.09.2025, Memaliaj – objekt kulti dhe lokal, ku u vodh një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekustroi një automjet, një celular dhe sendet e përdorura për vjedhjet.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e 36-vjeçarit dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kryera nga këta shtetas. Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Top Channel