Vështirësohet situata në grupin e Shqipërisë, rivalët direkt mundin Letoninë me vuajtje dhe na parakalojnë në renditje

06/09/2025 17:01

Gjërat janë përkeqësuar për Shqipërinë në Kualifikueset e Botërorit, pasi Serbia ka triumfuar 0-1 në transfertë me Letoninë dhe ka marrë vendin e dytë në Grupin K.

Takimi i luajtur në Riga ishte i luftuar, por mjaftoi një gol i Dusan Vlahovic në minutën e 12’ për të marrë tri pikët për ekipin serb.

Serbia shkon kështu në kuotën e 7 pikëve, dy më shumë se Shqipëria, me ekipin tonë që duhet të marrë patjetër fitoren në ndeshjen e radhës kundër Letonisë në Tiranë, ndërsa serbët luajnë me Anglinë në shtëpi pas tre ditësh.

REZULTATI:

LETONI 0-1 SERBI

Vlahovic 12’

Top Channel