
Një 27-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës pasi pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu në drejtim të një personi tjetër.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sebastian Toskën, 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Top Channel