
She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre.
Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.
E ftuar këtë javë nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati. Ajo ka ndarë me dëgjuesit detaje nga jeta e saj si dhe nga eksperienca televizive që ka pasur si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”. Modelja gjithashtu ka zbuluar se po përgatitet për një projekt të ri që pritet të vijë së shpejti.
Ka diçka që po gatuhet, mezi po pres që ta ndaj me ju, por nuk është akoma momenti pasi do ta mbaj dhe pak akoma për vete. Jam e sigurt që do t’ju pëlqejë roli im në atë që do të bëhet edhe jam shumë e lumtur që do të kem mundësinë akoma që të jap atë që dashamirësit dhe ndjekësit kërkojnë nga unë. Ata duan të shikojnë shpirtin tim të batutës, humorit dhe pozitivitetit. Mezi pres që ta ndaj.
Kur vajzat e pyetën nëse ajo do të qëndrojë në Top Channel, Loredana konfirmoi duke thënë se: “Po. Familja e Top Channel-it më ka hapur derën dhe nuk më kanë bërë asnjëherë që të ndihem keq dhe vazhdon më jep shumë pozitivitet. Nuk kam pse të lëviz nga aty“.
Top Channel