Të shtënat me armë zjarri në Kukës, reagon policia: Autori në arrati, sherri…
05/09/2025 21:30
Një konflikt mes dy personave për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme, teksa policia ka reaguar me një njoftim.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një sherri me shtetasin A. A..
“Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.”, njofton policia.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Top Channel