Skemat piramidale online/ “Leo Smith u tha viktimave s’ka para deri më 1 gusht 2026”, Braçe: Për mua që kam jetuar në ’96 e ’97 s’është e re kjo gjë

05/09/2025 11:47

Deputeti socialist, Erion Braçe vijon me denoncimet për skemat piramidale online.

Ai ka shpërndarë mesazhet në Telegram, ku sipas tij Leo Smith u thotë qytetarëve “paratë tuaja i kam unë; po nuk më besuat paratë do i merrni në 1 gusht 2026”.

“Leo Smith u shfaq dje pasdite u tha viktimave: nuk ka para deri më 1 gusht 2026!

Më qartë u tha viktimave se “të gjithë ata që nuk na besojnë, duhet të presin deri në 1 gusht 2026 për të tërhequr paratë e tyre pasi XUEX të përfundojë shqyrtimin”!

Kjo është gënjeshtra e dy në 6 ditë pas të parës ku angazhohej se brenda pesë ditëve do mundësonte “tërheqje të shpejtë të parave nga të gjithë”!

Për mua që kam jetuar në dhjetor ‘96, janar shkurt ‘97, nuk është e re kjo gjë-e dija që piramidat kështu përfundojnë!

Patjetër, për të gjithë vjehrrat e agjenteve të Leo Smith-angazhuar të mbrojnë nuset, si nëna të mbrojnë djemtë e vajzat hajdute, kjo është normale!

Në fakt, nga mesazhet e djeshme në telegram, Leo Smith ua thotë shumë qartë: paratë tuaja i kam unë; po nuk më besuat paratë do i merrni në 1 gusht 2026; po më besuat kaloni në platformën tjetër dhe i keni aty fondet! Është e qartë fare tani se është grabitje!”, ka shkruar Braçe.

Top Channel