Reshje në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të premte
05/09/2025 07:08
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensite të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzimi në det do jetë me forcë 1-3 ballë.
Top Channel