Pamje të rralla në bregdetin e Vlorës, turistët filmojnë një balenë në afërsi të Karaburunit
05/09/2025 13:30
Një pamje e pazakontë është regjistruar këtë mëngjes në brendësi të gjirit të Vlorës pasi pushues të rastësishëm kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit.
Pamjet tregojnë gjigantin e detit duke lëvizur ngadalë pranë zonës ku shpesh zbarkojnë edhe turistë që udhëtojnë me mjete të vogla lundruese.
Sipas njohësve të faunës detare, shfaqja e një balene në këto ujëra është një ngjarje e rrallë, pasi këto specie zakonisht nuk afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare.
Turistët që e regjistruan këtë moment unik ndodheshin në një nga udhëtimet drejt atraksioneve të njohura të Karaburunit dhe Sazanit, duke e përjetësuar ngjarjen e rrallë në video.
Top Channel