Hapet Qukës-Qafë Plloçë/ Merr fund pritja 16-vjeçare, shkurtohet distanca Tiranë-Korçë
05/09/2025 12:29
Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet këtë të premte.
Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.
Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkrohet vetëm për 1 orë e 30 minuta.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shpërndarë një foto nga aksi.
“Gati gjithçka! Qukës – Qafë Plloçë”, ka shkruar ajo.
Top Channel