
Një shqiptar është prangosur në Londër për një seri përndjekjesh dhe kërcënim me thikë ndaj një vajze me origjinë nga Europa Juglindore.
Top Channel mëson se Reljan Kurti ka dalë përpara gjykatë të shkallës së parë Bromley Magistrates’ Court paraditen e kësaj të premteje.
Sipas dokumenteve të gjykatës ndaj 28 vjeçarit shqiptar banues në Maida Vale City of Westminster rëndojnë katër akuza.
Akuza 1
Dërgim përmes rrjetit publik të komunikimit të një mesazhi / materiali fyes / të pahijshëm / të turpshëm / kërcënues
Në periudhën nga 01/09/2024 deri më 24/04/2025, në LONDËR, në Bashkinë e Westminster-it, keni dërguar përmes një rrjeti elektronik publik komunikimi, materiale, përkatësisht mesazhe dhe zëra audio që ishin jashtëzakonisht fyese ose me përmbajtje të pahijshme, të turpshme ose kërcënuese.
Akuza 2
Ndjekje (stalking) ndaj shtetases…… Sjellje që përbën ngacmim.
Në periudhën nga 01/03/2025 deri më 08/05/2025, në LONDËR, në Bashkinë e Lewisham, keni ndjekur një sjellje të vazhdueshme që përbënte ndjekje ndaj……..dhe për të cilën ju e keni ditur ose është dashur ta dini se përbënte ngacmim ndaj saj, në atë mënyrë që:
I keni dërguar mesazhe, SMS dhe email të padëshiruara,
I keni dërguar dhurata dhe ushqim të padëshiruar.
Jeni paraqitur në banesën e saj në disa raste, pavarësisht faktit se ajo ju ka kërkuar të mos e bëni këtë dhe të mos e shqetësoni më.
Akuza 3
Mbajtje e një thike / mjeti të mprehtë në vend publik – Akti për Drejtësinë Penale 1988. Më 07/05/2025, në LONDËR, në Bashkinë e Lewisham, keni pasur me vete, pa arsye të vlefshme apo autorizim ligjor, në një vend publik, përkatësisht në Wilshaw House, Deptford Church Street, Lewisham, SE8 4SG, një mjet me teh ose majë të mprehtë, përkatësisht një thikë palosëse me mekanizëm fiksimi, dhe me dorezë blu.
Akuza 4
Arrestimi nga një oficer policie për shkelje / mundësi shkeljeje të kushteve të lirimit me kusht – detyrimi për t’u paraqitur në gjykatë
Në 14 maj 2025, në qarkun e Gjykatës Qendrore Penale (CCC), keni qenë të arrestuar nga një oficer policie për shkelje të një kushti të lirimit me kusht, përkatësisht: Të mos kontaktoni drejtpërdrejt ose tërthorazi me dy gra. Të mos hyni në Bashkinë e Lewisham.
Top Channel