“Po punojmë për këtë”/ Rama flet nga Parisi për krijimin e shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë 10/11 19:23
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova.
Spiropali e cilësoi zyrën si “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor” dhe u shpreh se ajo është “Një impuls i fuqishëm për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese.”
Zyra e Përfaqësimit do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë dhe parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Top Channel