
Përfundon seanca për masën e sigurisë për 9 nga 10 të arrestuarit për sherrin masiv të ndodhur tre ditë më parë në një lokal në Korçë, ku mbetën të plagosur tre persona.
Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 54 vjeçarin Dritan Pino, kërkesë e cila u pranua dhe nga gjykata duke e lënë në burg këtë të fundit.
Për 8 të arrestuarit e tjerë, konkretisht Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçe, prokuroria kërkoi masën “detyrim paraqitje”, e cila po ashtu u pranua nga gjykata.
Për të arrestuarin Sotiraq Shkurti, njëkohësisht i plagosur, masa do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës pasi ai ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.
Top Channel