“Rama ka shkelur ligjin i pari, ndërhyri në pushtetin vendor/ Alimehmeti në “Top Story: Nuk mori mandat për të abuzuar

04/09/2025 21:46

Kandidati i PD-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, i cili mbeti jashtë Kuvendit, foli në “Top Story” për disa nga veprimet e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të fundit.

Alimehmeti u shpreh se kryeministri ka shkelur ligjin duke ndërhyrë në pushetin vendor, teksa përmendi disa nga veprimet që ai ka bërë.

“Pushteti vendor është i ndarë nga ai qëndrori, shkarkon drejtorë, merresh me zjarre, po i hyre çdo lloj mekanizmi të pushtetit vendor je i pari që shkel ligjin. Atëherë gjërat që janë lejuar, janë lejuar nga Rama. Filloje nga vetja, udhëhiq me shembull, ti ke ndërhyrë tek bashkitë, po, atehere është i pari që duhet të shkojë përpara ligjit.

Nëse ne kemi para sysh një element, i mori një kryeministër dikush do të fitojë, ka një kryeministër, vendi, ky nuk është një mandat për të abuzuar, është për të qeverisur, ai nuk po qeveris po tregon veten”, u shpreh Ilir Alimehmeti.

Top Channel