“Pedagogu” misterioz, Sara Mile ministre Arsimi”, Kalaja aludon për qeverinë, i kthehet gazetarja: PD juaj është bërnut

04/09/2025 22:53

Në studion e “Top Story” në nisje të sezonit të ri, një tjetër temë diskutimi ishte edhe ‘zarfi’ që po mban të fshehur Rama me emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Demokrati Aulon Kalaja aludoi se pjesë e kabinetit të ri mund të jetë një pedagog që ka marrë 21 mijë vota në Durrës, si dhe Sara Mila që mori mandatin e deputetes në Elbasan.

Sipas gazetares Anila Basha, prioritet i Ramës në formimin e qeverisë së re do të jetë integrimi në Bashkimin Europian.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Aulon Kalaja: Jam kurioz për kabinetin e ri, jam kurioz nëse do ketë gjithëpërfshirje. Paërshembull në Durrës kemi një njeri që ka marrë 21 mijë vota dhe ka sfiduar kryeministrin. Një pedagog ishte. Ky do jetë në kabinet?

Anila Basha: Mbase ka qenë pedagog i mirë…

Aulon Kalaja: Kemi një zonjë në Elbasan që nominohet për ministre arsimi. Një zonjushë nga Elbasani ka marrë 21 mijë vota edhe ajo. Është te emrat tuaj, te sondazhi

Anila Basha: Ajo më duket qe flet shumë mirë, ka forcë agrumet dhe debat, pse duhet ta paragjykojmë. Nuk e njoh fare. Ka qenë e artikuluar shumë mirë. Mendoj personalisht që Rama ka defekt që duhet të zbatojë statutin e PD. Ju nuk keni gojë të flisni për demokracinë brenda partisë, PD juaj është bërrnut. PD nëse do ishte demokratike do krijonte një model që nuk kishte asnjë parti tjetër që s’do ta ndiqte.

Aulon Kalaja: Si e shikoni ju, jeni njohëse e vjetër e politikës

Anila Basha: Mendoj se një pjesë e kabinetit, duke qenë se ka shpallur prioritet integrimin me njerëz të papërfolur. Njerëz që dinë anglisht rrjedhshëm. Njerëz që të njohin kapitujt dhe integrimin. Në qeveri duhet të hyjë Erion Braçe, është me i votuari.

Top Channel