Kualifikueset e Botërorit/ “Shtanget” Gjermania, Panzerat humbin ndeshjen e parë, dominojnë Spanja e Belgjika

04/09/2025 23:12

Sezoni i ri ka sjellë edhe ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit 2026 pas disa muajsh pushim.

Panzerat e Gjermanisë u shtangën më dy gola nga sllovakët në fushën e tyre, ndërsa kampionët europianë të Spanjës fituan pastër ndaj në shtëpinë e bullgarëve me rezultatin 0-3.

Belgjika mundi me goleadë Litenshtenjin ndërsa Holanda arriti të sigurojë vetëm një pikë në Amsterdam ndaj Polonisë së Lewandowskit. Irlanda e Veriut mori fitoren e saj të parë në grup ndaj Luksemburgut pasi fitoi me rezultatin 1-3.

Ndërkohë, Turqia mori 3 pikë në Gjeorgji pasi fitoi me rezultatin 2-3, Uellsi siguroi gjithashtu 3 pikë pasi fitoi me rezultat minimal ndaj Kazakistanit në fushën e tyre.

Top Channel