
Sot nisi sezoni i ri i emisionit “Top Story, ku kandidati në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja dha mendimet e veta për situatën aktuale politike në Shqipëri.
Kalaja tha se Rama është një njeri që e pengon vetëm mbretëria të bëhet mbret, ndërkohë kandidati i PD-së nuk i kurseu kritikat as për partinë e tij, për të cilën tha se ka fajet e veta si me kodin zgjedhor edhe me mos dhënien e mundësisë kandidatëve të shikojnë votat e tyre.
“Kemi të bëjmë më një kryeministër që qeveris me shije. Është luks që kemi një kryeministër piktor. Qeveris me shije sepse ju mori votat dhe tani vazhdon me politikën e qejfit. Ai zgjohet në mëngjes dhe thotë këtë pallatin do ta prish sot. Po qeveris në paligjshmëri. Thotë që sot do rregulloj ujin ndërkohë çmimi i ujit është rritur. Kemi të bëjmë më një njeri që askush nuk e ndalon të bëhet mbret përveç mbretërisë.
Pastaj, kemi një kod zgjedhor skandaloz të bërë nga dy partitë. Prisja qëndrim më të fortë nga opozita. Kodi zgjedhor është aq i keq sa edhe kandidatët nuk shikonin dot votat e tyre.
Dje pamë dy diktatorë flisnin dje për përjetësinë, po ta shohësh dhe Rama tani flet për Shqipërinë 2030, pra e ka ezauruar mandatin e katërt dhe në një farë mënyre flet për një lloj përjetësie”, u shpreh Kalaja.
Top Channel