Chiesa pëson goditje e rëndë nga Liverpool, lihet jashtë Champions për një 17-vjeçar

04/09/2025 07:30

Sulmuesi italian është lënë jashtë listës së Liverpool-it për fazën e grupeve, me trajnerin Arne Slot që ka preferuar t’i japë hapësirë një prej talenteve më të rinj të klubit, 17-vjeçarit Rio Ngumoha.

Ky vendim ka bërë jehonë edhe në mediat britanike, që e kanë cilësuar si të befasishëm lënien jashtë të Chiesas, i cili ishte një nga më të mirët në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Chelsea-t, ku shënoi golin e fitores në minutat e fundit.

Chiesa kishte refuzuar ofertat nga Serie A: Jam i lumtur në Liverpool

Vendimi i klubit vjen vetëm pak javë pasi vetë lojtari kishte konfirmuar qëndrimin te Liverpool, duke refuzuar interesimin konkret nga Atalanta dhe Napoli gjatë merkatos së verës.

Jam i lumtur këtu, jam pjesë e një prej skuadrave më të forta në botë. Dua të tregoj se e meritoj fanellën e Liverpool-it”, ka deklaruar Chiesa në mes të gushtit.

Por me përjashtimin nga lista e Champions, entuziazmi i fillimit të sezonit kthehet në një “goditje të ftohtë” për 26-vjeçarin, që tani shpreson për një vend në listën e janarit.

Leoni përfshihet, Chiesa jo

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA janë përfshirë disa nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës si Van Dijk, Salah, Szoboszlai, por edhe Giovanni Leoni, një tjetër lojtar i ri që po merr besimin e trajnerit.

Lista e plotë për Champions League:

Alisson, Mamardashvili, Woodman, Gomez, Endo, Van Dijk, Konate, Kerkez, Bradley, Leoni, Robertson, Frimpong, Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Gravenberch, Isak, Salah, Gakpo, Ekitike, Ngumoha.

Top Channel