Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Antony ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë të majme nga Bayern Munich, pasi kishte dhënë fjalën e tij se do të rikthehej te Real Betis.
Pas largimit nga Manchester United, kalimi i tij përfundimtar te Betis u pezullua për pak orë të premten, çka hapi derën për një interesim të papritur nga gjigantët gjermanë. Sipas mediave, Bayern ishte i gatshëm t’i dyfishonte pagën 24-vjeçarit brazilian, por sulmuesi zgjodhi të mbante premtimin ndaj klubit spanjoll.
“Bayern është një klub i madh dhe oferta ishte shumë e rëndësishme, por unë i kisha dhënë fjalën Betisit. Për mua, fjala vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Ndihem i lumtur që do të rikthehem aty ku u ndjeva si në shtëpi”, tha Antony.
Transferimi i tij te Betis është tashmë i mbyllur dhe braziliani pritet të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës në sezonin e ri të La Ligës.
Top Channel