Nga fitues të Champions-it te ish-yje të Anglisë, ja formacioni i “ëndrrave” me lojtarët që mbetën pa ekip pas merkatos së verës

03/09/2025 20:27

Klubet e Premier League shpenzuan mbi 3 miliardë paund këtë verë, në një merkato të paprecedentë, por pavarësisht shifrave marramendëse, shumë emra të mëdhenj mbeten ende pa skuadër pas mbylljes së dritares më 2 shtator.

Në fakt, lista e futbollistëve të lirë është aq cilësore, sa mund të ndërtohet një formacion i plotë, i ekuilibruar dhe konkurrues, që përfshin një fitues të Champions League dhe një trio ish-yjesh të Anglisë me plot 73 ndeshje ndërkombëtare.

Një 11-she yjesh pa kontratë

Portë: Łukasz Fabianski (40 vjeç, ish-West Ham), me 7 vite përvojë në “London Stadium”.

Mbrojtja: Takehiro Tomiyasu (26, ish-Arsenal), Sergio Reguilon (28, ish-Tottenham), Craig Dawson dhe Kurt Zouma – një dyshe me eksperiencë të gjatë në Premier.

Mesfusha: Christian Eriksen (refuzoi Wrexham për të qëndruar në elitë), Alex Oxlade-Chamberlain (32, ish-Arsenal e Liverpool, 35 herë me Anglinë) dhe Dele Alli (29, 37 herë me Anglinë, në kërkim të ringritjes pas një periudhe të vështirë).

Sulmi: Willian (37, ish-Fulham, i lidhur me rikthim në Brazil), Hakim Ziyech (fitues i Champions-it me Chelsea në 2021, së fundmi te Al-Duhail), dhe Patrick Bamford (31, ish-Leeds, me një sezon prej 17 golash në Premier).

 

Top Channel