
Kush mendonte se Liverpuli pas transferimit rekord të Florian Witz në qershor kishte shpenzuar mjaftueshëm, gabohej.
Po, sepse më pas mbërritën Ekitiké, pastaj Kerkez, pastaj Frimpong, pastaj Leoni. Gjithsej 339 milionë euro.
Por a mbaroi me kaq? Jo, sepse “Redsat” e kanë mbyllur merkaton e verës me një goditje të madhe: ata nënshkruan me Aleksander Isak për 150 milionë euro nga Newcastle. Ai është transferimi i tretë më i shtrenjtë ndonjëherë pas Mbapé dhe Neymar te PSZH, dhe i pari në historinë e Premier Ligë.
Shuma totale e shpenzuar nga ekipi i Arne Slot gjatë tre muajve të verës: 489.68 milionë euro. Pothuajse gjysmë miliardi: një shumë rekord në historinë e klubit. Mediat britanike kanë ironizuar se po kaq shpenzon edhe NASA për të dërguar një raketë në hapësirë.
Shifra të çmendura, duke pasur parasysh se 20 ekipet e Serisë A kanë shpenzuar gjithsej 1.13 miliardë euro. Liverpuli ka shpenzuar gjysmën e shumës së të gjitha klubeve të tjera italiane së bashku.
Top Channel