Një tifoz i Partizanit, u vra mbrëmjen e kaluar para një kafeneje në Detelinara, Novi Sad.

37-vjeçari Dejan Mirković mori plagë të rënda, që i morën jetën menjëherë, ndërsa policia vazhdon kërkimin për të dyshuarin, i cili është identifikuar si G. V.

Dyshohet se viktima dhe autori ishin ulur në të njëjtën tavolinë në bar. Mes tyre nisi një sherr verbal sipas dëshmitarëve, që thonë se më pas të dy dolën jashtë lokali dhe autori i dyshuar nxori një thikë dhe e goditi disa herë Mirković-in.

Si viktima, ashtu edhe i dyshuari njihen në rrethet e tifozëve. Sipas Kurir, besohet se konflikti lidhej me trafik droge, megjithatë hetimi do të përcaktojë motivin e kësaj vrasjeje.

Top Channel