Kjo është shtëpia e re e futbollit të Messit, do të inagurohet në ndeshjen kundër Uzunit…me Austin
Gianluigi Donnarumma është gati të nisë një aventurë të re në Premier League me Manchester City, pas ndarjes nga Paris Saint-Germain.
Portieri dhe kapiteni i Italisë foli hapur për të ardhmen e tij, por edhe për marrëdhënien me ish-trajnerin Luis Enrique.
“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin. Ai ishte i drejtpërdrejtë me mua, që nga ditët e para të kampit stërvitor, dhe isha i kënaqur për këtë. Nuk e di nëse jam i zhgënjyer; të gjithë marrin vendimet e tyre. Trajneri ka fuqinë për të marrë vendime, por mbështetja e të gjithëve, veçanërisht e shokëve të ekipit, më bëri të kuptoj se çfarë i kisha dhënë PSG-së, dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Sepse përtej futbollit, ajo që mbetet është kjo: të njohësh dashurinë e të gjithë mjedisit,” tha Donnarumma.
Pas një sezoni të shkëlqyer me PSG, ku arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, 25-vjeçari pranoi se ishte koha për një hap të madh në karrierë: “Mezi prisja të shkoja te City. Guardiola më donte vërtet dhe kjo më pëlqeu. Të të dëshirojë klubi më i mirë në botë, dhe një nga trajnerët më të mëdhenj si Guardiola, është një ndjenjë e papërshkrueshme. Jam i sigurt se mund të përmirësohem shumë me të, edhe në fazën e ndërtimit të lojës.”
Ndërkohë, përpara se të mendojë për Premier League, Donnarumma ka një mision të rëndësishëm: të udhëheqë Italinë në dy sfidat kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Estonisë dhe Izraelit, tashmë nën drejtimin e Gennaro Gattusos.
Top Channel