Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Antony është rikthyer te Real Betis pas një periudhe të vështirë me Manchester United.
Sulmuesi brazilian, i cili ishte huazuar sezonin e kaluar, u largua përfundimisht nga klubi anglez dhe u prezantua me ekipin spanjoll me lot në sy.
“Ajo që ndodhi në Manchester, vetëm unë e di sa e vështirë ishte,” rrëfeu Antony duke fshirë lotët. “Më vjen keq. Stërvitje veçmas… por është pjesë e jetës. E dija që ky moment do të vinte. Ka mbaruar. Çfarë ndryshimi! Sevilja është më e bukur se Manchesteri. Më në fund jam këtu. Kalova më shumë se 40 ditë në një hotel; ishte shumë e vështirë, por të gjithë e dinin se doja të kthehesha te Real Betis.”
Rikthimi i Antony pritet të fuqizojë sulmin e Betis dhe të sjellë eksperiencën e tij të Premier League në La Liga, duke e bërë brazilianin një nga yjet kryesorë të skuadrës për sezonin e ri.
Lágrimas de sufrimiento. De felicidad.
Tranquilo. Ya estás en casa ?? pic.twitter.com/G1Zyf1Mayz
— Real Betis Balompié ?? (@RealBetis) September 2, 2025
Top Channel