“Përse në fund te ‘Përrallë nga e kaluara’ u shemb çatia poshtë këmbëve të Marigosë dhe Trimit”, Leonard Bombaj tregon përgjigjen e Anagnostit: Dashuria e tyre ishte aq e madhe sa…

02/09/2025 20:08

Regjisori Leonard Bombaj, në një homazh për artistin e madh Dhimitër Anagnosti, që u nda nga jeta një ditë më parë, kujton një bisedë me të ndjerin.

Bombaj tregon mbresat që i la na filmi “Përrallë nga e kaluara”, i bazuar në komedinë “14 vjec dhëndër” të Andon Zako Çajupit, kur e pa për herë të parë në kinema. Për pyetjet që i lindën në ato momentet, Bombaj mori përgjigje disa vite më vonë, kur u përball me Anagnostin.

Shkrimi i Leonard Bombajt:

Kur pashë në kinema “Përrallë nga e kaluara” u trondita. Nuk dija kush isha, nuk dija sa vleja. Rrugës për shtëpi mendoja “Si ta gjej këtë njeri Dh.Anagnosti?! Si t’i shkruaj një letër? Ti them “pse më bëre të qesh e të qaj njëkohësisht?” Pse s’më zë gjumi? 4 vjet më pas e kisha përballë dhe mes 400 studentëve ngre dorën e pyes: “Në fund të filmit pse u shemb çatia poshtë këmbëve të Marigosë dhe dhëndrit?” Ai sjellshëm më dha një përgjigje që regjisorët përgjithësisht nuk komentojnë: “Epo dashuria e tyre ishte aq e madhe saqë çatia e varfër nuk i mbajti dot.” E ruaja me krenari këtë ekskluzivitet. Sot Anagnosti nuk është thjesht fizikisht, por regjia e tij është radiografi e shpirtit shqiptar, e pavdekshme, e pa plakshme, drithëruese. U prehsh në paqe profesor përtej dritës, përtej kronometrit, pranë Zotit!

Top Channel