Një ditë më parë “u sulmua “ nga rusët, ministri gjerman kritikon ashpër Von der Leyen

02/09/2025 12:46

Vetëm një ditë pas incidentit me bllokimin e GPS-it të avionit të saj, siç dyshohet nga rusët, kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen u përball me kritika të ashpra nga ana e ministrit gjerman të mbrojtjes.

Boris Pistoriues kishte ankesa për komentet e Ursula von der Leyen lidhur dërgimin e trupave në Ukrainë, pasi sipas tij, BE-ja nuk ka asnjë kompetencë për këtë.

Kievi insiston për siguri ushtarake kundër sulmeve ruse si pjesë të një zgjidhjeje të mundshme për paqen. Sipas njoftimeve të mediave dhe deklaratave të publikuar nga gazeta britanike Financial Times Von der Leyen është shprehur, se po hartohen “plane të sakta” për dërgimin e një trupe shumëkombëshe në Ukrainë.

Von der Leyen i tha Financial Times se planet tashmë janë madje mjaft të detajuara. Pistorius tha se sipas tij diskutimi publik i temave të tilla përpara se Kievi dhe Moska të ulen në tryezën e negociatave është “krejtësisht i gabuar”.

“Përveç faktit që Bashkimi Evropian nuk ka asnjë autoritet apo kompetencë në lidhje me pozicionimin e trupave – pavarësisht se për kë ose për çfarë – unë do të tregohesha i kujdesshëm dhe i përmbajtur sa i përket konfirmimit apo komentimit të planeve të tilla në çfarëdolloj mënyre”, deklaroi Boris Pistorius-ministër gjerman i mbrojtjes.

Megjithatë, Pistorius aludoi se ka diskutime të vazhdueshme rreth asaj s

“Por të diskutosh publikisht për këto gjëra në këtë moment, mendoj se është krejtësisht e gabuar”, tha ai.

Një ditë më parë, sistemi GPS i aeroplanit me të cilin udhëtonte Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen është ndërprerë qëllimisht në një moment të caktuar.

Komisioni Evropian e ka konfirmuar se ka pasur pengesa gjatë fluturimit të Komisioneres. Dyshohet se sulmi i sistemit mund të ketë ardhur nga Rusia apo nga forca të afërta me Kremlinin.

 

Top Channel