
“Sipas kompetencave të Ministrisë së Brendshme”, ndeshja e futbollit Itali-Izrael, e planifikuar më 14 tetor në stadiumin e Udines dhe e vlefshme për kualifikimet e Botërorit, mund të zhvillohet normalisht. Kështu kanë deklaruar burime të ministrisë për agjencinë ANSA.
Në një intervistë, kryetari i bashkisë së Udines, Felice De Toni, kishte shprehur dëshirën për shtyrjen e ndeshjes për shkak të shqetësimeve që lidhen me rendin publik.
“Të mos nxisim polemika, nuk është rasti”, theksoi ai. Megjithatë, ideja e tij është që ndeshja Itali-Izrael e planifikuar për 14 tetor të shtyhet dhe më pas të “rikuperohet”. Arsyeja: problemet e mundshme të rendit publik.
Propozimi vjen nga kryebashkiaku i Udines, Alberto Felice De Toni, në një intervistë për Messaggero Veneto. Një vit pas polemikave (dhe së njëjtës ndeshje), këtë herë ka një ndryshim: kryetari mund të mbështetet në 20 mijë firma të mbledhura përmes një peticioni online të nisur nga lëvizja Possibile, që kërkon ndalimin e ndeshjes.
Top Channel