Merkato në Turqi “tremb” Interin, mesfushori zikaltër dhe objektivi i verës mund të kalojnë te Galatasaray

02/09/2025 14:10

Merkatoja e futbollit në Turqi mbyllet më 12 shtator dhe ditët e fundit kanë sjellë sërish në qendër të vëmendjes emrin e Ademola Lookman.

Sulmuesi nigerian i Atalantës mbetet një objektiv i nxehtë për Galatasaray-n, që ëndërron të formojë një dyshe sulmuese krejtësisht nigeriane me Victor Osimhen në Stamboll.

Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit “Giallorossi” kanë bërë kontakte edhe me Interin, për të parë mundësinë e transferimit të Hakan Çalhanoglu. Megjithatë, pas pajtimit të mesfushorit turk me Lautaro Martinezin dhe bisedimeve me trajnerin Cristian Chivu, një largim nga Milano duket pothuajse i pamundur. Për këtë arsye, Galatasaray po monitoron edhe situatën e Ilkay Gundogan të Manchester City.

Ndryshe qëndron çështja Lookman. Atalanta është e qartë: pranon vetëm një transferim të përhershëm, me një ofertë që duhet të kalojë shifrën e 50 milionë eurove. Në Turqi raportohet për një propozim të mundshëm prej 55 milionë eurosh, por deri tani në Zingonia nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete.

Në skenë është futur edhe rivali i përjetshëm, Fenerbahçe, që ndjek nga afër zhvillimet dhe është gati të luajë kartat e veta. Megjithatë, mundësia më reale duket ajo që Lookman të qëndrojë në Bergamo të paktën deri në janar, duke shtyrë vendimin për të ardhmen.

E ardhmja e nigerianit mbetet e paqartë, me Galatasaray dhe Fenerbahçe që presin të shohin nëse Atalanta do të dorëzohet para ofertave të majme në ditët e fundit të merkatos.

Top Channel