Zyrtare/ Shok në Gjermani! Gjiganti i Bundesligës nuk toleron askënd, shkarkon trajnerin e njohur pas vetëm dy ndeshjesh

01/09/2025 11:49

Erik ten Hag është shkarkuar papritmas nga drejtimi i Bayer Leverkusen, pas një fillimi të dobët të sezonit në Bundesliga.

Trajneri u informua nga drejtuesit e klubit këtë mëngjes, duke e gjetur veten jashtë skuadrës pas vetëm dy javësh në kampionat.

Vendimi vjen pas humjes 2-1 ndaj Hoffenheim në javën e parë dhe një barazimi 3-3 ndaj Werder Bremen në javën e dytë, rezultate që nuk i plotësuan pritshmëritë e klubit të Bundesligës.

Ten Hag, i cili ka ndërtuar një reputacion të fortë pas eksperiencës së tij në Eredivisie dhe më vonë te Manchester United, nuk arriti të përshtatet menjëherë me sfidat e Leverkusen, ku pritshmëritë për një start të fortë sezoni janë gjithmonë të larta.

Klubi pritet të shpallë së shpejti emrin e trajnerit të ri që do të marrë drejtimin, ndërkohë që tifozët dhe analistët e Bundesligës komentojnë me shqetësim vendimin surprizë që tregon se Leverkusen nuk ka toleruar humbjet dhe barazimet e hershme në sezon.

Top Channel