
Gianluigi Donnarumma është zyrtarisht lojtar i ri i Manchester Cityt.
Klubi anglez dhe PSG kanë arritur marrëveshjen e minutës së fundit për 40 milionë euro. PSG, me një çmim fillestar prej 50 milionë eurosh, fillimisht hodhi poshtë një ofertë prej 30 milionë eurosh të “Qytetarëve”, por me sa duket palët arritën akordin në gjysmë të rrugës.
“Jam i emocionuar me këtë aventurë të re”, tha portieri pas vizitave mjekësore në Firence. E tëra që mungonte ishte një firmë, e cila mbërriti menjëherë.
Portieri i kombëtares italiane, i larguar nga Luis Enrique pas një sezoni triumfues që e çoi klubin parizien në Ligën e Kampionëve, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 12 milionë euro në vit.
Drita jeshile për aventurën e Donnarumma në Premier League erdhi pasi City dhe Fenerbahçe arritën një marrëveshje për portierin brazilian Ederson, me vlerë 13 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse.
Top Channel